PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, opozita protestoi jashtë Parlamentit
Maxhoranca ka rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Maxhoranca në raportin e saj argumentoi se pas largimit nga posti qeveritar, për Ballukun nuk qëndrojnë më pretendimet e SPAK-ut.
Në procesin e votimit ra në sy mungesa e deputetëve Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj si dhe ministrit Blendi Gonxhe.
Jashtë godinës së Kuvendit, opozita protestoi për më pak se dy orë dhe protestuesit u larguan pas një fjalimi të shkurtër të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Demokratët njoftuan protestën e ardhshme në 22 mars./TCh/
