Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDRODRINI” në Pejë, ka përuruar projektin madhor investiv për ujin e pijshëm në Klinë, ku 10 mijë konsumatorë do të bëhen me ujë të pijshëm.

Ky projekt është investimi i përbashkët mes Qeverisë, MAPL-së, KRU “Hidrodrini”-t dhe Komunës së Klinës, përmes së cilit konsumatorët e kësaj komune do të përfitojnë 84 l/s më tepër.

Sipas njoftimit të kompanisë, projekti në fjalë ka impakt të drejtpërdrejt tek 10 mijë konsumatorë që bëhen me ujë të pijshëm, ndërsa vlera investive e përbashkët prek shifrën prej 1 milion euro.

“Fundërruesi i përuruar sot, kanalizon, mbledh e filtron ujin nga burimi i lugut të Drinit të Bardhë. Projekti investiv do të rrisë kapacitetin e filtrimit të ujit për konsumatorët e qytetit të Klinës dhe fshatrave përreth. Me këtë projekt, uji i filtruar prej 84 l/s pas fazës testuese disaditore, kalon më pas në ultrafiltrat e fabrikës duke e kthyer furnizimin në ujë të pijes”, u tha në njoftim.

Punimet inauguruese për këtë projekt kishin filluar në nëntor të vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë