LAJMET

20-vjetori i vdekjes së Rugovës – Osmani e LDK me akademi përkujtimore ndaras nderojnë veprën e ish-presidentit

Liderë politikë e përfaqësues të ndryshëm të shteteve mike të Kosovës, sot bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së këtij të fundit. Mes tyre që nderuan ish-presidentin Rugova, ishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, parti që ishte udhëhequr nga Rugova. Po ashtu, te varri dhanë respektet e tyre edhe ambasadorë të vendeve të SHBA’të, Francës, Gjermanisë e Britanisë. Ndër ata që bën homazhe ishte edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Përveç homazheve, ditën e sotme, u mbajtën edhe dy akademi përkujtimore në shënim të jetës dhe veprës së Rugovës.

Së pari, ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo që mbajti një të tillë. Në këtë akademi e cila u shënua nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të partisë. Aty prezentë ishin edhe vetë familja e Rugovës.

Akademia tjetër përkujtimore u shënua nga presidentja Vjosa Osmani. Kjo e fundit, e cila ishte vetë pjesë e LDK-së një kohë, organizoi akademinë nën përkujdesjen e saj.

Edhe në këtë akademi morën pjesë familja Rugova, ndër të tjerë edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *