LAJMET

28 vjet nga protestat studentore, Haradinaj: Historia e shqiptarëve – histori përpjekjesh të pandalura për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se më 1 tetor të atij viti, rinia studentore dhe profesorët universitarë dëshmuan vendosmërinë për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar ndryshimin e madh, luftën për liri e pavarësi.

“Historia e shqiptarëve është histori përpjekjesh të pandalura për liri. Më 1 tetor 1997, rinia studentore dhe profesorët universitarë dëshmuan vendosmërinë për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar ndryshimin e madh, luftën për liri e pavarësi”, thuhet në postimin e tij.

https://www.facebook.com/share/p/16wu3JqX8q/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *