LAJMET

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të premten janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në vend.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se 17 vatra vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 61 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

“Situata më e rënduar është paraqitur në Komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarri mbetet aktiv por është nën kontroll. Kjo vatër është vizituar sot nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, i cili ka parë nga afër veprimet e ndërmarra në terren”, thuhet në njoftim.

AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë e Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.

https://www.facebook.com/share/p/1CTRS1ZsNu/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *