KQZ kufizon shpenzimet e partive për fushatën e balotazhit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ku u mor vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për balotazhin e 9 nëntorit.
Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e raundit të dytë do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor 2025, në orën 06:59.
Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën: 2 milionë e 633 mijë e 344 Euro dhe mbështetet në listën e votuesve brenda vendit për raundin e dytë, e cila përmban: 1 milion e 316 mijë e 672 votues, pra nga 2 Euro për çdo votues të regjistruar.
Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

