PDK e LDK i bashkojnë forcat në Mitrovicë një javë para balotazhit, Arian Tahiri e quan koalicion të fitores
Arian Tahiri dhe Gëzim Plakolli, sot e kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit në emër të PDK-së e LDK-së për bashkëqeverisje në Mitrovicë dhe përkrahje për Arian Tahirin si Kryetar të Mitrovicës.
Për marrëveshjen para pak minutash ka shkruar edhe vetë Tahiri.
“Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë. Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton. Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike. Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, ka shkruar ai.
