LAJMET

Kadaj Bujupi s’i duron kritikat e Bajramit: Nëse nisni beteja me Presidenten, 12 përqindëshi do ju duket mirë

Donika Kadaj Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, e ka goditur nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami lidhur me disa deklarata të mbrëmshme të saj.

Ajo i ka reaguar deputetes veçanërisht për kritikat që ajo i pati për presidenten.

“Nuk ka asnjë kuptim e rezon shtetëror që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesoreshë universitare e madje nënkryetare e një partie tradicionale në politikën tonë, të mos ketë asnjë problem me subjektin më agresiv kundër shtetësisë sonë – Listën Serbe – por të zgjedhin të sulmojnë publikisht në një emision televiziv Presidenten e Republikës, pa asnjë motiv racional. Ato sulme po vazhdojnë edhe sot me gjuhë ofenduese e përplot shpifje e tentim denigrim”, shkroi Kadaj Bujupi në një postim në Facebook.

“Çfarë dëmi i ka bërë Kosovës Presidentja? Asnjë. Përkundrazi, ajo punon çdo ditë pa u ndalur për ta forcuar shtetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, pyeti ajo.

Sipas Kadaj Bujupit, nuk është normale që Bajrami të ketë “problem me Presidenten e vendit të vet”. I ka penguar edhe fakti që deputetja i është referuar presidentes vetëm me “Vjosa Osmani”.

“Cila është porosia që deputetja në fjalë ka dashur t’u përcjellë qytetarëve me këtë qëndrim? Mbetet të besohet se nuk i ka llogaritur mirë fjalët dhe emocionet, sepse vështirë të besohet që dikush të mos ketë problem me Listën Serbe, por të ketë problem me Presidenten e vendit të vet. Vetëm urrejtja patologjike mund të verbojë dikë kaq shumë sa që me dhjetëra herë t’i referohet Kreut të Shtetit vetëm me ‘Vjosa Osmani’ e jo si Presidente, logjikë kjo që e shohim vetëm në mediat e Serbisë. Presidentja Osmani nuk është person privat, por Presidente e Republikës së Kosovës që para se të zgjedhet nga Kuvendi mori bekimin e mbi 300 mijë votave të popullit të Kosovës. Këtë besim e mori sepse mbrojti të vërtetën dhe dinjitetin shtetëror”, shkroi këshilltarja e Osmanit.

“Juve mund edhe t’ju shkoje mendja ndonjëherë të filloni beteja me Presidenten, por pastaj mos u ankoni për rezultatet zgjedhore, se edhe 12 përqindëshi do ju duket i mirë”, shtoi ajo.

https://www.facebook.com/share/p/1BhNVFSkBo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *