I dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë
Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në Gollubovc të Malishevës, u arrestua sot rreth orës 06:30 nga Policia e Kosovës, teksa fshihej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të kësaj komune.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga shtëpia ku fshihej i dyshuari.
Nga pamjet shihet se brenda objektit kishte një deponi të madhe mbeturinash.
Pas arrestimit, Isufi, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar fillimisht në QKMF-në e Malishevës dhe më pas në QKUK për trajtim nën masa të rrepta sigurie.
