SPORT

Kosova udhëton për në Slloveni për ndeshjen historike, seanca e fundit stërvitore në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë sot drejt Sllovenisë për një ndeshje historike në stadiumin “Stozhice” të Ljubljanës.

Megjithëse sfida është e rëndësishme, trajneri Franco Foda ka vendosur që seanca e fundit stërvitore të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në “Stozhice”.

Skuadra do të mbajë konferencën zyrtare për shtyp në Ljubljanë në orën 18:00, ndërsa për ndeshjen e së shtunës pritet një mbështetje masive nga tifozët e “Dardanëve”, që do të udhëtojnë për të përkrahur përfaqësuesen në këtë sfidë të rëndësishme, shkruan Gazeta Express.

Kosova gjendet në pozitëne dytë në tabelë dhe fitorja kundër Sllovenisë do t’i siguronte fazën “playoff” për kualifikimet në Botërorin 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *