Presidenti i Polonisë, Kaorl Nawrocki, ka falënderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për mesazhin e urimit me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Poloni.

Përmes platformës “X”, presidenti polak është shprehur për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe të turizmit mes Polonisë dhe Kosovës.

“Jam shumë mirënjohës për mesazhin tuaj, kryeministër Albin Kurti. Edhe unë jam i përkushtuar për të forcuar lidhjet tona ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe turizmin, për të afruar edhe më shumë Poloninë dhe Kosovën,” ka deklaruar zyrtari polak në një reagim publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë