LAJMET

Konventa e PDK-së, Haliti ndërpret Çitakun: Dorëheqja e Krasniqit duhet të miratohet nga ne

Xhavit Haliti, anëtar i PDK-së, i ka ndërhyrë Vlora Çitakut në fjalën e saj, pasi kjo e fundit deklaroi se ka përfunduar pjesa solemne e konventës së PDK pas fjalimit të Memli Krasniqi.

Haliti tha se dorëheqja e Krasniqit duhet të miratohet nga anëtarësia e PDK-së.

‘’Mendoj që s’ka përfunduar pjesa solemne. Memli ka paraqit dorëheqjen, na këtu e kemi zgjedhe dhe duhet të ia miratojmë dorëheqjen, është procedurë që duhet me respektuar të gjithë dhe me zbatu të gjithë’’, ka thënë Halitit.

Pas kësaj, Çitaku e hodhi në votim, duke njoftuar se me shumicë votash është miratuar dorëheqja e Krasniqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *