LAJMET

Në përvjetorin e themelimit të UÇK-së, tre nga bashkëthemeluesit e UÇK-së bëjnë këtë Deklaratë

Sot, më 17 nëntor, ishte përvjetori i 31 i themelimit e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Procesin e themelimit – emërtimit e ndërtimit të saj e bëri Kryesia e LPK-së, respektivisht Sektori i Veçantë.

Nën drejtimin e Shtabit Qendror, e më vonë të Shtabit të Përgjithshëm, arritëm sukses të paimagjinueshëm deri atëherë. Arritëm besueshmërinë e lartë në popull, mbështetjen e diasporës, mbështetjen e Shtetit shqiptar dhe mbështetjen ndërkombëtare. Fituam besimin e NATO-s, të ShBA-ve dhe në fund me mbështetjen e tyre dhe mbarë Perëndimit çliruam Kosovën.

Ky është sukses i kombit e i të gjithë atyre që kontribuuan për liri.

Tendenca për të shtrembëruar historinë e UÇK-së nga elementë të papërgjegjshëm është përpjekje që nuk ka të bëjë me të vërtetën.

Ngado që të thuhen e shkruhen të pavërteta siç ndodhi ndonjëherë, historia e mbështetur në dokumente e arkiva do i hedh poshtë si insinuata të pavërteta.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

1. Azem Syla

2. Xhavit Haliti

3. Nait Hasani. /Epoka e Re

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *