Të qenit aktiv fizikisht dhe mendërisht përgjatë jetës mund të mbrojë trurin edhe përballë sëmundjeve të rënda si demenca, tregojnë hulumtimet e fundit.

Sipas ekspertëve, personat me arsimim të lartë dhe rezervë më të madhe njohëse shpesh nuk i shfaqin menjëherë simptomat e demencës, edhe kur në tru kanë nisur ndryshimet patologjike.

Çfarë është rezerva njohëse?
Ajo përshkruan aftësinë e trurit për të përballuar dëmtimet nga plakja ose sëmundjet, duke ruajtur funksionet njohëse për një kohë më të gjatë.

Si ndikon mënyra e jetesës?
Veç arsimimit, edhe hobet, aktivitetet intelektuale e fizike ndikojnë pozitivisht. Këta faktorë ndihmojnë në ndërtimin e rezervës njohëse dhe vonojnë shfaqjen e demencës.

Çfarë është demenca?
Demenca është një çrregullim i fituar i funksioneve njohëse, që ndikon në kujtesë, të folur, orientim dhe aftësi për organizim. Nuk është pjesë normale e plakjes, por vjen nga sëmundje specifike si Alzheimer apo demenca vaskulare.

Si bëhet diagnoza?
Diagnoza fillon me një vlerësim të hollësishëm të simptomave dhe historisë familjare. Më pas realizohen analiza të gjakut, rezonancë magnetike dhe në raste specifike edhe punksion lumbar apo EEG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë