SPORT

Enise Zijade, çika tjetër e argjendtë e Kosovës

Një çikë tjetër nga Kosova u bë sot e argjendtë në Podgoricë.

Xhudistja Enise Zijade, ka mposhtuar në xhiron e dytë me 2 Wazaari, Dora Pallai nga Italia, raporton Klankosova.tv.

Në çerekfinale ajo po ashtu mposhti me tri denime për Ippon serben, Andjela Simic, për të trimfuar edhe në gjysmëfinale ndaj italianes India Serafini.

Por në ndeshjen për medaljen e argjendtë ajo humbi me Ippon nga Giulia Sorelli po nga Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *