LAJMET

Limaj: NISMA garon me 110 kandidatë, nëse jemi në parlament i bashkohemi PDK-së, në këtë fazë bashkimi u pengua

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konfirmoi se partia e tij garon në zgjedhjet e 28 Dhjetorit me 110 kandidatë.

Këtë lajm, Limaj e dha sonte në një konferencë të thirrur për media.

“Nisma garon në zgjedhje me 110 burra e gra, familjarë të dëshmorëve, veteranë, intelektualë. Gra e burra që e kanë një synim, jemi rreshtuar për t’ia dhënë një mundësi ndryshimi Kosovës qeverisjes dhe bashkimit të madh”, tha Limaj para mediave.

Nëse Nisma do të jetë në Parlament, “do të jemi bashkë me shokë e shoqe me Partinë Denokratike të Kosovës, siç e keni kërkuar”, tha Limaj tutje.

Ai shtoi se në këtë fazë “bashkimi u pamundësua”, duke theksuar se në Parlament askush s’do të mund t’i ndalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *