Haradinaj: Në kohë lufte diaspora ishte hambari i Kosovës, pas luftës ka qenë me ne në çdo hap të rindërtimit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën.
“Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale. Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së. Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës. Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit”.
Haradinaj ka shtuar se “diaspora dhe Kosova janë një, të pandashme”.
