LAJMET

Kurti thotë se nuk i ka quajtur opozitën hajvanë, pastaj pohon se është dashur të gjente fjalë tjetër

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, iu rikujtua sesi e quajti opozitën “hajvanë”, por ai mohoi se e kishte fjalën për të gjithë opozitën

“I quajte të gjithë opozitën hajvanë”, ia rikujtoi moderatori i Politko në Kanal 10.

“Nuk është e vërtetë që i kam quajtur gjithë opozitën ashtu”, reagoi Kurti.

“Ka qenë raport me premtimet lajthitëse…”, shtoi Kurti.

“Iracionaliteti i premtimeve ka bërë që të them ashtu siç thash, ndoshta është dashur të gjej një fjalë tjetër…”, u shpreh Kurti, transmeton Express.

“Është e pakrahasueshme çfarë kanë thënë për mua…”, vlerësoi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *