“Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën”, protestojnë punëtorët e KEK-ut
Punëtorët e KEK-ut kanë nisur protestën nga ora 11:00 para zyrave të korporatës.
Të njëjtit po kërkojnë rritjen e pagave, nivelizmin e pagave të sigurimit fizik si dhe zbatimin e pagës së 13-të.
Me pankarta në duar ata kanë përzgjedhur një formë të protestës paqësore.
“Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën”, “menaxhimet respekto ligjin e punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, janë disa nga thirrjet e tyre në pankarta.
