LAJMET

Kadeti Gent Dakaj përfundon me sukses trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë, nderohet me medalje

Kadeti i FSK-së, Gent Dakaj, ka përfunduar me sukses trajnimin e tij në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, ka njoftuar ambasada britanike në vend.

“Jemi krenarë të shënojmë edhe një arritje tjetër për Forcën e Sigurisë së Kosovës!”, shkroi ambasada.

Kadet Oficer Gent Dakaj u nderua edhe me Medaljen e Sandhurst nga Gjeneral Major Nick Coëley OBE, Komandant i Komandës së Trajnimit Individual të Ushtrisë.

“Urime Kadetit Dakaj për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme në FSK”, shtoi ambasada britanike.

https://www.facebook.com/share/p/1FtLLn8rVD/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *