Gjest i lartë i Bedri Hamzës, e pret me dashamirësi, e uron dhe ia dorëzon mandatin Faton Pecit
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, e ka pritur sot në zyrën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, kryetarin e ri të Komunës, Faton Pecin.
Hamza e ka pritur në mënyrë mjaft miqësorë bashkëvendësin e tij për t’ia dorëzuar pozitën e kryetarit të komunës, duke i uruar punë të mbarë.
Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë se tashmë gara politike ka përfunduar dhe se duhet koncentrim për të mirën e qytetit.
“Gara politike ka përfunduar dhe tash të gjithë duhet ta koncentrojmë energjinë në dobi të qytetit. Edhe një herë urime dhe ju priftë e mbara dhe na priftë e mbara”, ka thënë Hamza.
Kryetari i ri Faton Peci e ka falënderuar Hamzën për secilën punë të mirë që ka bërë për qytetin e Mitrovicës së Jugut.
