Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë, i kërkojmë Evropës drejtësi të mirëfilltë
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në fjalën e tij në protestën që po mbahen në Shkup, ka thënë se tubimi i sotëm dhe protestat paraprake, tregojnë që UÇK rrjedh dhe mbrohet nga populli.
Gucati ka thënë se nga Shkupi i dërgojnë mesazh Trendafilovës.
“Me të gjithë këta këtu, dhe protestat e kaluara, i tregojmë Trendafilovës që UCK rrjedh nga populli dhe mbrohet nga populli”, ka thënë Gucati.
Ai tutje ka thënë se Specialja ngjanë me gjykatat në kohën e ish-jugosllavisë.
“Gjykata Speciale është politike dhe i ngjanë gjykatave të Ish-jugosllavisë së kohës së Titos”.
“kërkojmë që kjo gjykatë të jetë e mirëfilltë dhe Evropa të bëjë drejtësi të mirëfilltë”, është shprehur Gucati.
