LAJMET

Motra e Donika Kadajt e humb betejën edhe në PZAP, s’lejohet certifikimi i saj në VAKAT

Motra e Donika Kadaj-Bujupi, Ena Krasniqi, përfundimisht ka mbetur jashtë listës së partisë boshnjake VAKAT.

PZAP sot ka marrë vendim përmes të cilit ka refuzuar ankesën e koalicionit VAKAT, përmes të cilës kërkohej që Ena Krasniqi të regjistrohej si pjesë e listës për deputetë të kësaj partie.

Regjistrimin e saj si kandidate për deputete nga radhat e partisë minoritare VAKAT e kishte refuzuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *