LAJMET

Haradinaj pas protestës: Ishte kombëtare, nuk ishte kundër Shkupit zyrtar

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e sotme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, e mbajtur në Shkup, ka deklaruar se qëllimi i protestës ishte kërkimi i drejtësisë dhe jo kundërshtimi i Shkupit zyrtar.

Në një prononcim për Klan Kosova, Haradinaj tha se protesta kishte karakter kombëtar dhe kishte për synim të dërgonte një mesazh të qartë drejt bashkësisë ndërkombëtare lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim.

”Qëllimi ishte të kërkohej drejtësi për krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vite mbahen brenda grilave dhe kjo çështje është dashur tashmë të marrë një epilog. Kjo ishte një protestë kombëtare, nuk ishte kundër Shkupit zyrtar, por për t’i thënë bashkësisë ndërkombëtare që ta thotë fjalën e vet edhe burrështetasit e Kosovës, edhe burrështetasit e pavarësisë së Kosovës të kthehen në vendlindjen e tyre dhe të vazhdojnë akitivitet e tyre”, tha Haradinaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *