LAJMET

Policia për arrestimin e zyrtarëve dhe ish- ministrit: U krye me urdhër të Prokurorisë Speciale

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë të shtetit të dyshuar për keqpërdorime, përfshirë edhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, me iniciale F. I.

Sipas tij arrestimet kanë ndodhur për keqpërdorim të detyrës duke kryer shpronësime.

Ndërsa, sipas njoftimit për këtë rast që e citon “Betimi për Drejtësi”, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera kanë zhvilluar hetime disamujore bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Ndërkaq, Policia ka dhënë detaje duke thënë se aksioni është zhvilluar në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë Speciale, dhe janë shoqëruar për intervistim disa persona.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me AKI-në dhe urdhër të PSRK-së, ka realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin i cili po trajtohet nga DHKEK-ja, në bashkëpunim me akterët e tjerë, janë shoqëruar për intervistim disa persona. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në njoftim të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *