LAJMET

Isni Kilaj, pas lirimit nga Haga i shkon në vizitë kryetarit të Malishevës

Ish kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ditë më parë është liruar me kusht nga procesi i Hagës, me ç’rast shumë figura e bashkëluftetarë nga radhët e UÇK-së, e kanë vizituar në familjen e tij, raporton Vendisot.info

Kurse, gjatë ditës së sotme Kilaj, ka vendosur t’i shkojë në takim kryetarit aktual të Malishevës, Ekrem Kastratit. Këtë e ka bërë të ditur, ky i fundit përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“Sot, në zyrën time në Komunën e Malishevës, pata kënaqësinë të pres ish-kryetarin e Komunës dhe Komandantin e UÇK-së, z. Isni Kilaj, i cili ditë më parë është rikthyer në vendlindje dhe pranë familjes së tij, pas lirimit me kusht nga procesi i Hagës.

Z. Kilaj më uroi për mandatin e ri në krye të Komunës së Malishevës dhe shprehu gatishmërinë e plotë të tij dhe të bashkëpunëtorëve për të vazhduar së bashku rrugëtimin tonë politik, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës”, ka shkruar Kastrati. /Vendisot.info/

https://www.facebook.com/share/p/1JuRJVkBDe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *