KQZ publikon listat e deputetëve të rinj – PDK’së i shtohet një mandat, LDK e humb një
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar listat e kandidatëve të cilët kanë fituar ulësen në parlamentin e Kosovës.
Në listat e publikuar deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës ka 23 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike ka 14.
Kjo ndarje e ulëseve është bërë vetëm pas numërimit të votave me kusht. Mbrëmë PDK pas numërimit të votave me postë ra në 22 mandate ndërsa LDK në 15. Votat me kusht e kanë ndryshuar rezultatin duke ia shtuar një mandat PDK-së, e LDK-së ia kanë hequr një.
