LAJMET

Ulutas pret në takim Osmanin – Theksohet angazhimi i KFOR’it për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim presidente e vendit, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se Ulutas ka theksuar angazhimin e këtij misioni për të vazhduar kontributin në sigurimin e sigurisë në gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Njoftimi:

Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjenerallejtënant Özkan Ulutaş, priti vizitën e Vjosa Osmanit në Kampin Film City, Prishtinë.

Gjenerallejtënant Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurimin e sigurisë në gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të përmirësuar koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.

https://www.facebook.com/share/p/1GYdVp4XFg/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *