LAJMET

Zv.ambasadori Böttcher takohet me Jasharin: Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës

Zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, është takuar me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari. Ambasada njofton se ata kanë diskutuar për procesin e transformimit dhe të ardhmen e FSK-së.

“Komandanti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.”

Böttcher ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe theksoi angazhimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë.

“Christian Böttcher shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në.”

https://www.instagram.com/p/DTZ4MqhiuGX/?igsh=MTFnNWR1eXgyNDk0bA==

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *