LAJMET

27 vjet nga masakra e Reçakut, Haradinaj: Drejtësia për masakrat në Kosovë ende mungon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot në shënim të 27-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Pas nderimit të martirëve, Haradinaj theksoi mirënjohjen e përjetshme për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës. Ai tha se masakra e Reçakut ishte një pikë kthese që tërhoqi vëmendjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara ndaj krimeve serbe të kryera në Kosovë.

“Jemi përjetësisht mirënjohës UÇK-së dhe të gjithë brezave që luftuan për liri. Përkulemi me nderim të përjetshëm. Po ashtu, falënderues ndaj NATO-s dhe Amerikës për ndihmën e dhënë – ta gëzojmë lirinë”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se drejtësia për masakrat e kryera në Kosovë ende nuk është vënë në vend.

Por, sipas tij është e padrejtë që udhëheqësit e UÇK-së vazhdojnë të gjykohen, ndërkohë që autorët e krimeve serbe nuk përballen me drejtësinë.

https://www.facebook.com/share/p/1CEtVD5nj5/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *