Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, tha se bashkëlojtarët e tij bënë loje të mirë.Ai tha se edhe një pikë është e vlefshme në këtë kohë.

“Nëse e shohim si eci ndeshja (është mirë që morëm një pikë), por prapëseprapë, po besoj se Serbia e ka një kombëtare shumë të fortë. E dinim se me krosime janë të rrezikshëm. Megjithatë, besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë, marrim këtë pikë dhe shikojmë përpara”, tha Gjimshiti për Klan Kosova.

Kapiteni Kuqezi tha se mund të kenë ndikuar emocionet që skuadra nuk bëri shumë presion përpara ndaj Serbisë.

“Kemi mundur ta rrezikojmë më shumë. Në këto ndeshje ka më shumë presion, ka emocione, dhe nuk dëshiron të gabosh. Kjo edhe besoj na ka frenuar të luajmë më në ofensivë. Prapëseprapë, jam i lumtur me ekipin si ka luajtur sot. Nëse vazhdojmë kështu, do të kemi një të ardhme të mrekullueshme”, deklaroi Gjimshit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë