LAJMET

Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet

Presidenca ka njoftuar se sot janë hequr vizat ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.

Qytetarët e të dyjave vendeve mund të udhëtojnë lirshëm. Teksa këtë e nënshkroi ambasadori i Kosovës në SHBA Ilir Dugolli bashkë me ambasadorin e Bahameve në SHBA Wendall K. Jones

“Një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës! Sot, në Ëashington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit”.

“Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/share/p/1NUcvhs4dY/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *