LAJMET

Përfshihet nga zjarri vetura e një zyrtari policor në Pejë

Një veturë është përfshirë nga flakët sonte në Pejë, e njëjta dyshohet se është në pronësi të një zyrtari policor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” ka deklaruar Gashi.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit si dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *