LAJMET

Rama uron Osmanin për ftesën në Bordin e Paqes: Forcon marrëdhëniet mes Amerikës dhe popullit shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka uruar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, për marrjen e ftesës nga Donald Trump, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Rama e quajti këtë si një hap që forcon edhe më tutje marrëdhëniet e Amerikës dhe popullit shqiptar.

Ai theksoi se njëherësh ky është edhe një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan.

“Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *