Osmani nënshkruan dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes, bisedon pak me Trump
Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes gjatë ceremonisë së udhëhequr nga presidenti Donald Trump.
Liderët e vendeve themeluese të këtij bordi kanë nënshkruar këtë dokumentë dy nga dy derisa Trump ishte në mes të tavolinës.
Osmani u thirr për të nënshkruar dokumentin bashkë me kryeministrin e Pakistanit, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj ceremonie, Osmani u pa të bisedonte shkurt me Trumpin.
