LAJMET

Dëmtimi i kuranit në Gjakovë, Policia: Nuk dihet kush e ka kryer dhe me çfarë qëllimi – rasti po hetohet

Fotografia është raportuar në media

Është raportuar se në Gjakovë është dëmtuar libri i shenjë kur’ani.

Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, ka thënë se një libër fetar është gjetur i dëmtuar.

Ajo ka thënë se nuk dihet kush e ka kryer veprimin e me çfarë qëllimi.

Ka thënë se është njoftuar prokurori, dhe janë duke ndërmarr veprimet për sqarimin e rrethanave.

“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *