LAJMET

Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit

Gjykata Speciale ka njoftuar se fillimi i gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit është shtyrë për datën 27 shkurt.

Njoftimi:

Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt

Më 28 janar 2026, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe urdhëroi që gjykimi në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të fillojë të premten, 27 shkurt 2026, në vend se më 24 shkurt, siç ishte caktuar më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *