LAJMET

ZRRE-së i shkon kërkesa nga KESCO për rritje të çmimit të rrymës për 21.4%

Kompania furnizuese me energji elektrike, KESCO, ka parashtruar kërkesën për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026 në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

ZRRE do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të marrë vendim nëse do ta pranojë ose jo.

KESCO tha se kërkesa u bë “pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e FSHU-së për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026 është 528.78 milionë”.

“Konsumi i konsumatorëve që vazhdojnë të përmbushin kriteret për furnizim me shërbim universal ka shënuar rritje. Kjo ka rezultuar në rritje të nevojave për blerje të energjisë elektrike për mbulimin e konsumit të FSHU-së, në përputhje me obligimin ligjor për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe të sigurt për këta konsumatorë”, thuhet në kërkesë.

 

KESCO tha se kjo kërkesë reflekton nevojën për të mbuluar kostot e domosdoshme për:

– furnizimin e energjisë elektrike për konsumatorët në shërbim universal,

– përballimin e ndikimit të importit si komponent me kosto më të lartë,

– rritjen e sigurisë së furnizimit në periudhat e sezonit dimëror që konsiderohen me rrezik

të lartë,

– mbulimin e kostove operative të nevojshme për ofrimin e shërbimeve cilësore,

– mbulimin e kostove të bartshme që lidhen me rrjetin dhe obligimet përkatëse,

– trajtimin e diferencave të krijuara nga rrethanat reale të vitit paraprak, në përputhje me

parimet rregulative

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *