LAJMET

Cakolli thotë se KQZ s’ka të drejtë t’i shpallë rezultatet përfundimtare pa kaluar 48 orë: Partitë e kandidatët mund të ankohen për shkelje

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, s’ka të drejtë që t’i shpallë rezultatet përfundimtare pa u konsumuar afati 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në QNR.

Cakolli ka thënë edhe se, legjislacioni zgjedhor njeh shprehimisht të drejtën e subjekteve politike dhe kandidatëve për të ankimuar çdo shkelje të supozuar gjatë numërimit në QNR, brenda afatit prej 48 orësh nga momenti i ndodhjes së saj.

“Dhe, ankimimi i procedurave në QNR është çështje e ligjshmërisë procedurale, e dallueshme nga ankimimi mbi ligjshmërinë e rezultateve përfundimtare si të tilla’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi:

KQZ-ja nuk ka të drejtë t’i shpallë rezultatet përfundimtare pa u konsumuar afati 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në QNR.

Legjislacioni zgjedhor e njeh shprehimisht të drejtën e subjekteve politike dhe kandidatëve për të ankimuar çdo shkelje të supozuar gjatë numërimit në QNR, brenda afatit prej 48 orësh nga momenti i ndodhjes së saj. Dhe, ankimimi i procedurave në QNR është çështje e ligjshmërisë procedurale, e dallueshme nga ankimimi mbi ligjshmërinë e rezultateve përfundimtare si të tilla.

Asnjë fazë e procesit zgjedhor – përfshirë edhe numërimin në QNR – nuk është e përjashtuar nga kontrolli ligjor, dhe çdo veprim që e bën të pazbatueshme të drejtën për ankesë përbën mohim të mjetit juridik të garantuar me ligj.

https://www.facebook.com/share/p/1Bw9yWD2mf/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *