LAJMET

Ndalohen 34 kryesues të QKN-ve pasi u intervistuan për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës

Mbi 30 kryesues të qendrave komunale të numërimit të votave në rajonin e Mitrovicës janë ndaluar.

Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i tha Gazetës Express se 34 kryesues të qendrave komunale të numërimit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit.

Prokuroria kishte urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës thanë më herët në një komunikatë të përbashkët për media se mbeten “të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimit të çdo rasti të dyshuar, me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *