LAJMET

Tre persona skijuan jashtë pistave në Brezovicë, mediumi lokal: Rrezikuan veten e shpëtimtarët, u njoftua policia

Një skiator është lënduar, ndërsa bashkë me dy të tjerë po skijonte jashtë pistave zyrtare në Brezovicë, njoftoi një medium lokal atje.

Sipas Brezovica.info, tre skiatorët shkaktuan një ortek bore, dhe ndërsa dy skijatorë u larguan nga vendngjarja, njëri me këmbë të lënduar mbeti në maje të një piste të pashënuar.

“Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të ekipit të shpëtimit të skive, skiatori i lënduar është transportuar në mënyrë të sigurt në ambulancë. Me këtë veprim, individët e papërgjegjshëm kanë rrezikuar jetën e tyre, si dhe jetën e shpëtimtarëve të Qendrës së Skive Brezovicë gjatë ndërhyrjes. Për incidentin është njoftuar policia”, thuhet në njoftimin e Brezovica.info.

“U bëjmë thirrje të gjithë skiatorëve dhe snowboarder-ëve që të përdorin vetëm pistat zyrtare dhe të shënuara të skive. Skijimi jashtë pistave përbën rrezik serioz për jetën e vizitorëve dhe ekipeve të shpëtimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *