Hetimet për ‘dallavere’ me vota në Viti, lirohet një i dyshuar – flet avokati
Prokuroria Themelore në Gjilan ka autorizuar Policinë e Kosovës që të kryejë hetime në komunën e Vitisë sa i përket dyshimeve për manipulim me vota në zgjedhjet e 28 shkurtit.
Deri më tani, sipas informacioneve të Klan Kosovës, dhjetëra të dyshuar janë intervistuar, ndërsa numri pritet të rritet, transmeton Klankosova.tv.
Para mediave, avokati i një prej të dyshuarve tha se klienti i tij është liruar pas intervistimit.
“Intervistimi ka qenë në rregull, nuk është i ndaluar klienti, domethënë i dyshuari. Është liruar”, tha ai.
