PZAP i refuzon 6 ankesat tjera si të pabazuara, nis afati dyditësh për ankimim në Supreme
Përveç ankesës së Listës Serbe, PZAP ka refuzuar gjashtë ankesat tjera që i ka pranuar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit. ndaj këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë të ankohen në Supreme, ku afati për ankesa është 48 orë.
Një ndër to është edhe ankesa e Emilja Rexhepi e cila ishte ankuar për parregullsi në marrjen e votave nga Koalicioni Vakat në vendet e votimit ku nuk ka anëtarë të komunitetit boshnjak.
Po ashtu është refuzuar edhe ankesa e partisë Nova Demokratska Stranka me seli në Prizren kubdër shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Si e pabazuar është refuzuar edhe ankesa e koalicionit PAI-PDAK-LPB kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare.
PZAP ka rrëzuar edhe dy ankesat e kandidatit të PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu.
Edhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës me seli në Prizren ka paraqitur ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare, mirëpo e njëjta është refuzuar si e pabazuar.

