LAJMET

Kongresmeni Self i flet Haradinajt për të kaluarën e tij si Beretë e Gjelbër, kreu i AAK thekson anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në SHBA është takuar me kongresmenin amerikan Keith Self.

Haradinaj ka thënë se e ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet rruga e drejtë për të ardhmen dhe për forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve.

“Në Kongresin Amerikan zhvillova një takim të hapur dhe miqësor me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. E falënderova për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës dhe shpreha mirënjohjen time ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qëndrimin e tyre krah kombit tonë nga liria te demokracia dhe pavarësia”.

“Theksova se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet rruga e drejtë për të ardhmen tonë dhe për forcimin e partneritetit tonë strategjik. Kongresmeni Self, ish-oficer i Ushtrisë Amerikane me 25 vjet shërbim dhe i diplomuar në Ëest Point, ka përvojë të gjerë në Forcat Speciale dhe misione ndërkombëtare. U ndjeva i nderuar për këtë bashkëbisedim të veçantë”, ka thënë Haradinaj.

https://www.facebook.com/share/v/1AsoT9XsBV/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *