LAJMET

Prokurori: Duhet parë me kujdes besueshmëria e Sokol Bashotës, duket që ka qenë në favor të të akuzuarve

Prokurori Matt Halling ka hedhur dyshime mbi besueshmërinë e dëshmitarit të tyre, Sokol Bashota, lidhur me kyçjen e Hashim Thaçit në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Prokurori tha se provat të cilat i përdorë mbrojtja në përpjekje për të dëshmuar se Thaçi u kyç në Shtabin e Përgjithshëm në nëntor të 1998-ës burojnë vetëm nga Sokol Bashota, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Halling tha se dëshmia e Bashotës është kontradikte, e kjo tregohet nga një mal me prova.

“Dëshmia e tij kontradiktohet nga një mal me prova përfshirë edhe vetë përshkrimin e Hashim Thaçit në lidhje me punimet e brendshme të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së përpara dhe provat shtesë”, tha ai.

Prokurori shtoi se nuk është e qartë nëse edhe vetë mbrojtja e Thaçit e beson Bashotën në lidhje me këtë.

“Provat që ka dhënë Sokol Bashota nuk mund të jenë të besueshme në lidhje me këtë pikë. Kjo tregon se duhet parë me kujdes besueshmëria e tij në lidhje me aspektet që ka diskutuar sepse ai në fakt duket që ka qenë në favor të të akuzuarve”, u shpreh ai.

Prokurori tha se ka prova që Hashim Thaçi ishte një prej themeluesve të UÇK-së e që këtë e kishte thënë edhe Azem Syla në një deklaratë publike.

Përveç kësaj, prokurori tha se përveç Thaçit, themelues të UÇK-së ishin edhe tre të akuzuarit e tjerë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *