LAJMET

Mimoza Kusari e lumtur që u rikthye si ministre e Tregtisë, poston një video: Gëzuar dhe suksese pafund për Qeverinë e re Kurti 3

Ministrja e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari postoi një video në Facebook, ku dukej e lumtur me detyrën e re.

“Mirëmëngjesi nga zyra ime e vjetër dhe mirë se do të ju gjej në zyrën dhe në kapacitetin e ri si Ministre e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit!Gëzuar dhe suksese pafund për Qeverinë e re Kurti 3!”, shkroi ajo.

“Mirëmëngjesi. Për herë të fundit po adresohem nga zyrja ime në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga cilësia e kaluar si shefe e grupit parlamentar, dhe tashmë si ministre e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, e konfirmuar dje në Kuvendin e Republikës”, tha Kusari në video.

Kusari kishte drejtuar edhe më parë Ministrinë e Tregtisë.

https://www.facebook.com/share/v/1Bk39doAv5/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *