Bashkim Zejnullahu, kryetar i mullistëve të Kosovës, ka folur ndaj rritjes së fundit të çmimit të bukës nga furrtarët, duke e cilësuar atë të pajustifikuar.“Furrtarët pa asnjë arsye e kanë ngritë çmimin e bukës sepse po e pranon tregu dhe ka blerës. Në realitet nuk është arsye rritja e çmimit,” deklaroi Zejnullahu.

Ai tha se mullistët kanë ulur çmimin e miellit për shkak të rënies së çmimit të grurit dhe pamundësisë për të shitur me çmim më të lartë.“Është e drejt me fitu, por ne e kemi zbritur çmimin e miellit sepse neve nuk po na pranojnë ngritjen e çmimit dhe ka rënë çmimi i grurit. Nëse edhe unë kisha pasur treg, sot e kisha bërë tonin 500 euro e jo 350 euro”, ka deklaruar ai për FrontOnline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë