Sot janë bërë 7 vjet që kur legjenda e futbollit, Fadil Vokrri u nda nga jeta.

Në përvjetorin e shtatë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me mikun e madh të futbollit kosovar, Jerome Champagne si dhe bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe te varri i Vokrrit.

“Ata shprehen mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit në afirmimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar. I përjetshëm kujtimi për Legjendën!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë