LAJMET

Osmani pritet në DASH nga Sekretarit Rubio, diskutojnë forcimin e aleancës mes dy vendeve dhe anëtarësimin në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ajo është pritur në takim Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Në njoftimin e Osmanit, thuhet edhe se, ajo dhe Rubio kanë diskutuar për forcimin e aleancës mes dy shteteve, dhe se, ajo e ka falënderuar atë për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes.

“Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Osmani ka shtuar edhe se, ‘’krah për krah’’ me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë.

Postimi i plotë:

Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj!

Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.

/ Vendisot.info

https://www.facebook.com/share/p/1AXd7Zazmg/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *