Pas dështimit të 29-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ashpër deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, duke e cilësuar situatën si një krizë të thellë shoqërore dhe institucionale.
Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale, ka përshkruar realitetin aktual me fjalë të rënda, duke renditur 10 arsye që, sipas tij, tregojnë degradimin total të shoqërisë dhe sistemit politik në vend.
“Kur nuk mundesh me komuniku as me u marr vesh me askënd. Kur nuk respektohet asnjë vlerë. Kur i vjetri për të riun është barrë. Kur materializmi mbizotëron mbi gjithçka. Kur çdo budallë shprehet lirshëm dhe ka ndikim në shoqëri,” – shkruan Berisha ndër të tjera.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/19EdDQmWoA/